KFOR-i deklarohet se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundim të ligjit në veri
KFOR-i thotë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundim të ligjit në veri. Pas zhvillimeve në fund të muajit maj në veri të Kosovës, zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për aktivitetet e KFOR-it. I pyetur rreth arrestimit të dy protestuesve të dhunshëm në […]
![KFOR-i deklarohet se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundim të ligjit në veri](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/poll.jpg)
KFOR-i thotë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundim të ligjit në veri.
Pas zhvillimeve në fund të muajit maj në veri të Kosovës, zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për aktivitetet e KFOR-it.
I pyetur rreth arrestimit të dy protestuesve të dhunshëm në veri, ai ka thënë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit.
“Është e qartë që njerëzit në veri donin të protestonin në mënyrë paqësore, siç është e qartë se prapa tyre kishte grupe të organizuara për të sulmuar dhe është detyrë e Policisë së Kosovës, përgjegjëse për mbajtjen e rendit të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të aplikojë ligjin”, ka thënë ai ndër të tjera.
Kujtojmë se më 29 maj, 30 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga përleshja me protestues të dhunshëm serbë që kishin dalë para tri objekteve komunale në veri të vendit në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj për ta ushtruar detyrën e tyre.