Kiara e thotë ‘troç’ se a i mbeti hatri nga ky gjest i Luizit

Luizi i dedikoi këngën, por ‘harroi’ ta marrë në videoklip, Kiara ia thotë ‘troç’ mendimin. Ditën e djeshme Luiz Ejlli vendosi të sjellë me klip këngën e tij “Përjetësisht”. I konsideruar si një dedikim për Kiarën, shumë prej nesh prisnin që pse jo moderatorja të ishte protagoniste në klip. Mirëpo nuk ndodhi kështu. Së fundmi, […]

Kiara e thotë ‘troç’ se a i mbeti hatri nga ky gjest i Luizit

Luizi i dedikoi këngën, por ‘harroi’ ta marrë në videoklip, Kiara ia thotë ‘troç’ mendimin.

Ditën e djeshme Luiz Ejlli vendosi të sjellë me klip këngën e tij “Përjetësisht”.

I konsideruar si një dedikim për Kiarën, shumë prej nesh prisnin që pse jo moderatorja të ishte protagoniste në klip. Mirëpo nuk ndodhi kështu.

Së fundmi, siç kemi vënë re shpesh në postimet e tij, Kiara ka lënë një koment poshtë këngës që Luizi ndau në Instagram.

“Përjetësisht në zemrën time”, ka shkruar Kiara, ndërkohë nuk mungoi as përgjigjja e Luizit, i cili shkroi: Kiara, në dhomë të rrëfimit”.

Kujtojmë që aktualisht Luizi ndodhet në Amerikë, ku po mban një sërë koncertesh për bashkatdhetarët atje.

Ndërkohë, Kiara sapo ka përfunduar xhirimet e emisioni më të ri të saj në Turqi, i cili nis transmentimin më 2 korrik.