Kimmel kthehet në ekran/ SHBA, prezantuesi i ABC News ishte pezulluar pas komenteve për Kirk

Prezantuesi amerikan Jimmy Kimmel rikthehet mbrëmjen e së martës në transmetim në ABC, pasi u pezullua për një javë për shkak të komenteve të tij në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk. Disney, i cili zotëron rrjetin amerikan të transmetimit që transmeton Jimmy Kimmel Live, tha se e pezulloi shfaqjen sepse mendoi se [...]Read More...

Kimmel kthehet në ekran/ SHBA, prezantuesi i ABC News ishte pezulluar pas komenteve për Kirk

Prezantuesi amerikan Jimmy Kimmel rikthehet mbrëmjen e së martës në transmetim në ABC, pasi u pezullua për një javë për shkak të komenteve të tij në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.

Disney, i cili zotëron rrjetin amerikan të transmetimit që transmeton Jimmy Kimmel Live, tha se e pezulloi shfaqjen sepse mendoi se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme.

Por pasi biseduan disa herë me Kimmel, arritën në vendimin për ta rikthyer programin e tij në transmetim.

Pezullimi i papritur erdhi pas kërcënimeve nga rregullatori federal i televizionit për t’I hequr licencën e transmetimit ABC, duke shkaktuar debate në të gjithë vendin mbi lirinë e fjalës.

Presidenti amerikan Donald Trump, e kishte mirëpritur pezullimin e Kimmel dhe kishte sugjeruar që disa rrjeteve televizive t’u hiqen licencat, pasi bëjnë lajme negative për të.

Vendimi për të pezulluar Kimmel u cilësua si censurë dhe shkelje e lirisë së fjalës, por administrata e Donald Trump e ka mohuar diçka të tillë.

Kimmel, i cili ka drejtuar programin e vonë të natës që nga viti 2003 dhe ka prezantuar katër ceremoni Oscar, ende nuk ka reaguar publikisht për pezullimin.

Përplasjet filluan pasi Kimmel tha në monologun e tij më 15 shtator se lëvizja MAGA e presidentit amerikan, po përpiqej me dëshpërim ta karakterizonte vrasësin e Charlie Kirk si çdo gjë tjetër përveç njërit prej tyre” dhe se po përpiqej të “fitonte pikë politike nga kjo”.

Ai gjithashtu ironizoi reagimin e Trump ndaj vrasjes së Kirk, duke e krahasuar me një fëmijë katërvjeçar që mban zi për peshkun e tij që ka ngordhur.