Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia po kryejnë stërvitje të reja të përbashkëta detare, duke vazhduar të thellojnë lidhjet mes vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin. Stërvitjet e reja po zhvillohen në Detin e Japonisë. Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, ato nisën në ujërat pranë portit rus të Vladivostokut dhe do të zgjasin tre ditë. Ushtrimet do të përfshijnë “shpëtime nëndetësesh, operacione të përbashkëta anti-nëndetëse, ajrore dhe anti-raketore, [...]Read More...

Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia po kryejnë stërvitje të reja të përbashkëta detare, duke vazhduar të thellojnë lidhjet mes vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin.

Stërvitjet e reja po zhvillohen në Detin e Japonisë. Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, ato nisën në ujërat pranë portit rus të Vladivostokut dhe do të zgjasin tre ditë.

Ushtrimet do të përfshijnë “shpëtime nëndetësesh, operacione të përbashkëta anti-nëndetëse, ajrore dhe anti-raketore, si dhe luftime detare”.

Katër anije kineze, përfshirë shkatërruesit Shaoxing dhe Urumqi, po marrin pjesë në ushtrime, së bashku me anijet ruse, tha ministria. Të dy vendet do të kryejnë më pas patrullime detare në ujërat e Paqësorit.

/abcnews.al/