Kina vendosi kufizime për mineralet e rralla/ Trump: Nuk ka arsye për t’u takuar me Xi

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka “asnjë arsye” të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në samitin e ardhshëm, pasi Pekini shpalli kufizime të gjera mbi eksportin e mineraleve të rralla të tokës. Trump deklaroi se Kina “po bëhet shumë armiqësore”, duke iu referuar kontrolleve të eksportit të shpallura të enjten [...]Read More...

Kina vendosi kufizime për mineralet e rralla/ Trump: Nuk ka arsye për t’u takuar me Xi

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka “asnjë arsye” të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në samitin e ardhshëm, pasi Pekini shpalli kufizime të gjera mbi eksportin e mineraleve të rralla të tokës.

Trump deklaroi se Kina “po bëhet shumë armiqësore”, duke iu referuar kontrolleve të eksportit të shpallura të enjten mbi mineralet e rralla “dhe pothuajse gjithçka tjetër që mund të mendojnë”. Ai shtoi se Pekini u ka dërguar “letra armiqësore” vendeve anembanë botës duke njoftuar kufizimet e reja.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Kina të lejohet të mbajë botën ‘peng’, por duket se ky ka qenë plani i tyre prej kohësh, duke filluar me ‘magnetët’ dhe elementet e tjera që i kanë grumbulluar qetësisht duke krijuar një pozicion pothuajse monopolist – një lëvizje mjaft tinëzare dhe armiqësore, për ta thënë butë. Por SHBA-ja ka gjithashtu pozicione monopoliste, shumë më të forta dhe me ndikim më të gjerë se ato të Kinës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Gjërat që dikur ishin rutinë, tani nuk janë më të tilla. Nuk kam folur me presidentin Xi sepse nuk ka pasur arsye ta bëj. Kjo ishte një surprizë e vërtetë, jo vetëm për mua, por për të gjithë liderët e botës së lirë. Do të takoja presidentin Xi për dy javë, në APEC, në Korenë e Jugut, por tani nuk duket se ka arsye për ta bërë”, shtoi ai.