Kisha Ortodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna

Kisha Ortodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të regjistruar në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së pasdites në kryeqytet.

Përmes një reagimi zyrtar, Kisha shpreh shqetësimin për ngjarjet, duke theksuar se vendet e shenjta nuk duhet të kthehen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh.

“Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thuhet në reagim.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të kërkojnë hapësira dialogu për zgjidhjen e konflikteve.

Reagimi vjen në një ditë të tensionuar në Tiranë, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me incidente dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit.

Pamjet/ Policia dhunoi studentët brenda Katedrales! Reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale https://t.co/sndg0Dq0LJ

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 19, 2026Policia ndalon disa protestues brenda oborrit të Kishës Orthodhokse në Tiranë

The post Kisha Ortodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.