‘Kjamet’ në Durres – Ndalon lundrimi, vështirësi në qarkullim
Qyteti bregdetar i Durrësit po përballet me mot të keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta që kanë shkaktuar dallgëzim të detit dhe vështirësi në lundrim. Si pasojë e kushteve atmosferike, është pezulluar lundrimi i anijeve të vogla dhe mjeteve të peshkimit deri në përmirësimin e situatës. Autoritetet detare u bëjnë apel […]

Qyteti bregdetar i Durrësit po përballet me mot të keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta që kanë shkaktuar dallgëzim të detit dhe vështirësi në lundrim.
Si pasojë e kushteve atmosferike, është pezulluar lundrimi i anijeve të vogla dhe mjeteve të peshkimit deri në përmirësimin e situatës. Autoritetet detare u bëjnë apel peshkatarëve dhe pronarëve të mjeteve lundruese të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo dalje në det.
Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse të qytetit. Moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim, ndaj qytetarëve u kërkohet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare nga autoritetet lokale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.