Klinaku: Ajo çka po shohim është se kush-kujt po ia lë fajin dhe se kush po paraqitet si viktimë para qytetarëve
Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës. Abdullah Klinaku tha se gjithçka çka po shohim është ajo se kush kujt po ia lë fajin dhe se kush po paraqitet si viktimë

Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës.
Abdullah Klinaku tha se gjithçka çka po shohim është ajo se kush kujt po ia lë fajin dhe se kush po paraqitet si viktimë para qytetarëve. Ai tha se krëtj kjo po ndodh për një arsye të caktuar ku në një të ardhme kur të shkohet në zgjedhje me pas një diskurs publik që si rezultat i ndonjë partie është shku në zgjedhje.
“Prej asaj se çka jemi duke parë, po shihet se çdokush është duke u mundu se kush po e len fajin te tjetri edhe kush po paraqitet para qytetareve si viktimë, që në momente të caktume për të ardhmen me mendu që kur shkohet në zgjedhje, gjithmonë me pas atë diskursin publik që si rezultat i kësaj partie ose asaj partie me shku në zgjedhje”./Gazeta10