Koçiu: Tentativa për të fabrikuar një “revolucion të popullit”, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme

Koçiu: Tentativa për të fabrikuar një “revolucion të popullit”, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar edhe këtë të shtunë në Tiranë, duke nënvizuar se ajo pjesë e protestuesve që demonsteron nëpërmjet akteve të dhunës, nuk po mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë.c

Ajo shton se mënyra e dialogut është vetëm për ata që sjellin argument.

Reagimi i plotë:

Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një “revolucion të popullit” të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë

Dialogu është rruga e atyre që kanë argument, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më.

The post Koçiu: Tentativa për të fabrikuar një “revolucion të popullit”, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.