Kolumbi, vdes senatori/ Ishte qëlluar me armë në kokë dy muaj më parë gjatë tubimit elektoral
Senatori kolumbian Miguel Uribe ka ndërruar jetë në spital, dy muaj pasi u qëllua në kokë gjatë një tubimi elektoral. Uribe ishte në garë brenda partisë së tij të krahut të djathtë për të qenë kandidati për president. Ai iu nënshtrua disa operacioneve pas sulmit të 7 qershorit, por nuk ia doli të mbijetonte. 39 [...]Read More...

Senatori kolumbian Miguel Uribe ka ndërruar jetë në spital, dy muaj pasi u qëllua në kokë gjatë një tubimi elektoral.
Uribe ishte në garë brenda partisë së tij të krahut të djathtë për të qenë kandidati për president. Ai iu nënshtrua disa operacioneve pas sulmit të 7 qershorit, por nuk ia doli të mbijetonte.
39 vjeëari kishte hedhur hapa të mëdhenj në politikë që në moshë të re. kur ishte vetëm 25 vjeë ai u zgjodh në këshillin bashkiak të Bogotës, ku ishte një kundërshtar i shquar i Gustavo Petro, presidenti aktual I vendit.
Në vitin 2016, në moshën 30 vjeçare, Uribe u emërua sekretar i qeverisë së qytetit, personi më i ri që mbante këtë pozicion.
Ai dha dorëheqjen nga ky post në vitin 2018 dhe kandidoi si I pavarur për bashkinë e Bogotës, por pa sukses.
Në zgjedhjet legjislative të vitit 2022, Uribe kryesoi listën e kandidatëve të Senatit për partinë e Qendrës Demokratike me sloganin “Kolumbia e Para”, duke fituar një vend në dhomën e përfaqësuesve.
Ai ishte ndër zërat opozitarë më të fortë ndaj qeverisë së Petros, duke kritikuar strategjinë e paqes të qeverisë që synonte t’i jepte fund konfliktit të armatosur mes bandave dhe qeverisë kolumbiane.
Vrasja ka rikthyer kujtimet e dhunës politike në të kaluarën e Kolumbisë. Në vitet 1980 dhe 1990, katër kandidatë presidencialë u vranë në sulme të ndryshme, për të cilat u fajësuan kartelet e drogës.
Vdekja e Uribes i shton edhe më shumë tragjedi historisë së familjes së tij.
Nëna e tij, gazetarja Diana Turbay, u vra në vitin 1991 pasi u rrëmbye nga Karteli Medellin, i kryesuar nga bosi i drogës Pablo Escobar.