Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi se mazhoranca nuk mund t’i vendosë ultimatum opozitës lidhur me mbledhjen e komisionit për reformën territoriale. Boçi tha se mbledhjet janë zhvilluar në mënyrë të njëanshme. Ai shtoi se opozita do japë opsionet e saj, por jo me shumicën e imponuar nga mazhoranca. “Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e […]
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi se mazhoranca nuk mund t’i vendosë ultimatum opozitës lidhur me mbledhjen e komisionit për reformën territoriale.
Boçi tha se mbledhjet janë zhvilluar në mënyrë të njëanshme. Ai shtoi se opozita do japë opsionet e saj, por jo me shumicën e imponuar nga mazhoranca.
“Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ka një kyetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Kurse komisioni i poaçëm po na thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Nuk ka dakordësi, nuk ka konsultim, unë jam bashkëkryetari. Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit, që përbëhet nga dy bashkëkryetarë. Ku është rregullorja e parlamentit, pazar është këtu? Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk i merrni? Vijnë këtu anëtarët e komisionit të posaçëm dhe firmosin ndryshimin e përbërjes së komisionit. Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. I themi qytetarëve, ne do jemi në shesh, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju,jo me shumicën e imponuar nga ju. Me ju çfarë nuk shihet, çfarë nuk dëgjohet.”, theksoi Boçi.

