Kompania ABI mirëpret në takim ambasadorin turk, flasin për projekte që rrisin zhvillimin ekonomik

Liderët e kompanisë së njohur në vend, Abi Çarshia  mirëpritën sot në ambientet e tyre,  Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë, z. Celal Doğan, dhe Drejtorin e Shkollave Maarif në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve

Kompania ABI mirëpret në takim ambasadorin turk, flasin për projekte që rrisin zhvillimin ekonomik

Liderët e kompanisë së njohur në vend, Abi Çarshia  mirëpritën sot në ambientet e tyre,  Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë, z. Celal Doğan, dhe Drejtorin e Shkollave Maarif në Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve, ku u diskutua gjerësisht për potencialin e rritjes së investimeve turke në Kosovë, si dhe për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe arsimore.

Të dy palët shprehën përkushtimin e tyre për të zhvilluar projekte të përbashkëta që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe arsimor të vendit.

” ABI shpreh mirënjohje për këtë vizitë domethënëse dhe mbështetjen që përfaqësuesit e institucioneve turke kanë treguar ndaj sektorit privat në Kosovë” shkruan mes tjerash në njoftimin zyrtar të kompanisë.