Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani

Kompania e autobusit të aksidentuar “Dubova Reisen” ka konfirmuar se autobusi i saj me udhëtarë nga Kosova u përfshi në një aksident në Gjermani, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Sipas njoftimit të kompanisë, vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta. “Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me […] The post Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani appeared first on Albinfo.

Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani

Kompania e autobusit të aksidentuar “Dubova Reisen” ka konfirmuar se autobusi i saj me udhëtarë nga Kosova u përfshi në një aksident në Gjermani, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas njoftimit të kompanisë, vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majta, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, deklaroi për medait e Kosovës,  përfaqësues i Dubova Reisen.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave gjermane Rosenheim24 dhe Bild, duke cituar policinë gjermane, numri i të lënduarve është më i madh, 30 persona në total, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në spital. Të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime më të lehta.

Autobusi me rreth 50 pasagjerë ishte nisur drejt Mynihut kur u përplas me një kamion të ngarkuar me perime në autostradën A8, afër Irsshenbergut. Sipas policisë, shoferi i autobusit, një shtetas slloven 49-vjeçar, nuk arriti ta shmangte përplasjen në kohë, ndërsa kamioni drejtohej nga një polak 47-vjeçar.

Për pasojë, autoritetet gjermane mbyllën për afro dy orë segmentin e autostradës ku ndodhi aksidenti.

Lexoni po ashtu:

Aksidentohet autobusi nga Kosova në Gjermani, 30 të lënduar

 

The post Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani appeared first on Albinfo.