Kompania e kontraktuar nga BE-ja kryen testimet në Urën e Ibrit
Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë janë kryer testime, por Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë sot thuhet se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë. “Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën […] The post Kompania e kontraktuar nga BE-ja kryen testimet në Urën e Ibrit appeared first on Albinfo.

Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë janë kryer testime, por Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë sot thuhet se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë.
“Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për KOHËN.
Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pati thënë se ministria ka kryer testimet vitin e kaluar, e se për testimet e 24 qershorit pati shtuar se “ne nuk jemi duke bërë kurrfarë testime dhe nuk jemi të informuar kush po bën testime në urë”.
The post Kompania e kontraktuar nga BE-ja kryen testimet në Urën e Ibrit appeared first on Albinfo.