Komuna e Mitrovicës së Veriut thotë se sot ka liruar trotuarë të bllokuar ndër vite – ka një thirrje për bizneset

Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka vazhduar të lirojë hapësirat publike në rrugën ‘Princi Millosh”. Kjo komunë që drejtohet nga Erden Atiq ka dalë me një komunikatë publike, ku akuzon ish-qeverisjet  e kaluara lokale për mosveprim e rezultat i kësaj hapësirat ishin të bllokuara. Po ashtu, komuna ka kërkuar nag bizneset që […]

Komuna e Mitrovicës së Veriut thotë se sot ka liruar trotuarë të bllokuar ndër vite – ka një thirrje për bizneset

Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka vazhduar të lirojë hapësirat publike në rrugën ‘Princi Millosh”.

Kjo komunë që drejtohet nga Erden Atiq ka dalë me një komunikatë publike, ku akuzon ish-qeverisjet  e kaluara lokale për mosveprim e rezultat i kësaj hapësirat ishin të bllokuara.

Po ashtu, komuna ka kërkuar nag bizneset që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi.

“Në rrugën ‘Princi Millosh’ ka vazhduar aktiviteti për lirimin e hapësirave publike. Edhe kjo rrugë, sikurse i gjithë qyteti, ishin të bllokuara ndërvite nga mos veprimi i ish qeverisjes dhe inspektoratit të komunës së Mitrovicës Veriore. Ashtu siq jemi zotuar, që do të përgjigjemi pozitivisht kërkesave të qytetarëve, kemi vazhduar në lirimin e hapësirave si dhe largimin e pengesave përgjatë trotuareve”.

“Nga ana tjetër, ftojmë afaristët që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi duke aplikuar për pëlqim në Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi në zyrën nr. 6 në objektin e komunës së Mitrovicës Veriore”.

“Gjatë këtij aktiviteti, vlen për tu nënvizuar bashkëpunimi i qytetarëve, të cilët I falenderojmë për bashkëpunimin, të njëjtit duke u bë pjesë e rëndësishme e këtij procesi konform ligjeve, kontribuojnë ndaj tê mirave të përbashkëta, e që përmirëson cilësinë e jetës të secilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës së Veriut.