Komuniteti zviceran në Kosovë mblidhet sërish për të festuar Ditën Kombëtare

Pas kremtimit zyrtar, një tjetër festë për Ditën Kombëtare të Zvicrës në Kosovë The post Komuniteti zviceran në Kosovë mblidhet sërish për të festuar Ditën Kombëtare appeared first on Albinfo.

Komuniteti zviceran në Kosovë mblidhet sërish për të festuar Ditën Kombëtare

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka organizuar një aktivitet festiv me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, ku mori pjesë komuniteti zviceran që jeton në Kosovë. Mbrëmja u karakterizua nga muzikë, art dhe atmosferë shoqërore, duke u shndërruar në një moment të veçantë për bashkimin e diasporës zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Në fjalën e tij, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Sprecher, theksoi rëndësinë e vlerave të përbashkëta mes dy vendeve, rolin e shtetasve zviceranë jashtë vendit si dhe inkurajoi ringjalljen e Klubit Zviceran në Kosovë, që pritet të shërbejë si platformë për shkëmbim dhe frymë komunitare.

Pjesë e programit artistik ishte koncerti i grupit S. Franklin & The Broken Wings, nën drejtimin e Philipp Labhart, si dhe një performancë arti nga grafitisti madebystern (Krystel Suire). Mbrëmja u shoqërua edhe me një bufe tradicionale zvicerane, ku spikati mousse Toblerone, përgatitur nga kuzhinieri i ambasadës në bashkëpunim me ekipin e Mero Event.

Organizatorët shprehën mirënjohje për ekipin e ambasadës dhe për komunitetin zviceran në Kosovë, të cilët kontribuuan që kremtimi i Ditës Kombëtare të shndërrohej në një sukses të plotë. /Albinfo.ch

The post Komuniteti zviceran në Kosovë mblidhet sërish për të festuar Ditën Kombëtare appeared first on Albinfo.