Konferenca e Mynihut/ SHBA do të përfaqësohet nga Zv.Presidenti J. D. Vance
Zëvendëspresidenti amerikan J.D.Vance do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila do të mbahet nga 14-16 shkurt në kryeqytetin bavarez, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë gjermane dhe organizatorët. “Pritet nënpresidenti amerikan” në Mynih, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, i cili gjithashtu la të hapur mundësinë e një takimi me kancelarin [...]Read More...

Zëvendëspresidenti amerikan J.D.Vance do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila do të mbahet nga 14-16 shkurt në kryeqytetin bavarez, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë gjermane dhe organizatorët.
“Pritet nënpresidenti amerikan” në Mynih, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, i cili gjithashtu la të hapur mundësinë e një takimi me kancelarin Olaf Scholz. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, takimi do të bëhet nëse është i realizueshëm për sa i përket orarit të dy zyrtarëve.
Prania e Zëvendës Presidentit Amerikan J. D. Vance pritet me interes të veçantë, duke pasur parasysh qëndrimet e deritanishme të administratës së re amerikane për çështjet e sigurisë dhe NATO-s.
Konferenca e Sigurisë së Mynihut, e cila është mbajtur në katër dekadat e fundit, është përshkruar gjithashtu si “Davosi i A” dhe është konferenca më e rëndësishme dhe më e madhe në mbarë botën për çështjet që lidhen me mbrojtjen, sigurinë dhe marrëdhëniet e jashtme midis shteteve.
Në emër të qeverisë federale gjermane, e cila do të mbajë zgjedhjet më 23 shkurt, në konferencën e këtij viti do të marrin pjesë ministrja e Jashtme Annalena Berbock dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius./abcnews.al