Rama konfirmon se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së vitin e ardhshëm: Abdixhiku duhet të dorëhiqet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka konfirmuar përsëri ambicien e tij për kryetar të LDK-së.
Ai ka thënë se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme të vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.
Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e deputetit të LDK-së, Arben gashit i cili ka thënë se Rama duhet të dëshmohet fillimisht në Prishtinë pastaj të vazhdoj për kryetar të LDK-së.
“Mirë e ka, jam dëshmuar në Prishtinë jam rizgjedhur dhe e kam sjell LDK-në të parën në Prishtinë”, ka thënë Rama.
Ai ka dhënë mendimin e tij edhe për të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Lumir Abdixhiku mendoj se do të kishte bërë mirë të dorëhiqej”, ka shtuar Rama.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



