Konflikti Iran-Izrael dhe impakti ekonomik/ Eksperti: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do trondiste tregjet

TIRANË- Konflikti mes Izraelit dhe Iranit vijon prej ditësh, ndërsa janë rritur shqetësimet se Teherani si masë reaguese ndaj bombardimeve të SHBA mbi centralet bërthamore, të marrë hapin tjetër siç është plani për mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe [...]Read More...

Konflikti Iran-Izrael dhe impakti ekonomik/ Eksperti: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do trondiste tregjet

TIRANË- Konflikti mes Izraelit dhe Iranit vijon prej ditësh, ndërsa janë rritur shqetësimet se Teherani si masë reaguese ndaj bombardimeve të SHBA mbi centralet bërthamore, të marrë hapin tjetër siç është plani për mbylljen e ngushticës së Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë dhe mbyllja e saj do trondiste tregjet.

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në “Money Report” tha se efekti i parë  i këtij veprimi është rritja e çmimit të naftës.

Ai theksoi se humbësi më i madh në këtë përplasje të ashpër është konsumatori, i cili do vijojë të paguajë më shtrenjtë seç e ka paguar.

“Efekti i parë është çmimi i naftës dhe nënproduktet e saj. Ka ndikime mbi tregjet. Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do të të ndikonte në rritjen e çmimit të naftës. Ai që humb mbi të gjitha është konsumatori, pra jemi ne. Qoftë Shqipëria, por edhe Kosova, importojmë çdo litër naftë që përdorim në makina dhe në industri. Nuk kemi kapacitet rafinues. Çdo lëvizje në tregjet ndërkombëtare, menjëherë do të reflektonte. Do godiste industrinë, kjo do ndikojë tek punëtorët. Ne importojmë produkte të shportës, edhe këto ushqime të shportës me kalimin e kohës do vijojë të rritet”, tha ai.

Ai theksoi se në të tilla situata krize, qeveritë e vendeve respektive duhet të aplikojnë masa mbrojtëse ndaj konsumatorëve dhe për këtë duhet të hartojnë strategji të posaçme.

“Një monitorim ndaj sektorëve që përmenda, qoftë te ushqimet e shportës, importet dhe duhet diversifikim burimeve të mallrave nga i marrim. Ne jemi varka të vogla, mund të fundosemi shpejt, por edhe mund t’ia dalim. Duhet të jetë një plan emergjence për sigurinë ekonomike dhe energjetike, me qëllim që mos të kemi dëme të mëdha te konsumatorët”, tha ai.

Referuar situatës globale, eksperti Sefa theksoi se çmimi i naftës në bursë mund të tejkalojë mbi 100 dollarë për fuçi dhe kjo luhatje do shkaktojë rritje çmimesh.

“Mbi 100 dollarë për fuçi, mund të shkojë deri në 120 dollarë për fuçi, por edhe kjo do varet për sa kohë do të vijojë ky konflikt”, theksoi ai./abcnews.al