Konjufca e Nikolla bëjnë homazhe pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës

Pas përfundimit të seancës solemne për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla në seancën solemne […]

Konjufca e Nikolla bëjnë homazhe pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës

Pas përfundimit të seancës solemne për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të vendin tonë u shpreh se lufta për çlirimin e Kosovës u fitua me ndihmën e aleatëve, partnerëve, miqve të çmuar të kombit shqiptar.

Ajo u shpreh se me mbështetjen e aleatëve, e ardhmja euroatlantike e Kosovës është e sigurt, ndërkaq, siç u shpreh ajo, pa ndihmën e tyre, asgjë nuk është e garantuar.

“Gjatë këtyre 25 viteve, Kosova më e reja Republikë e Evropës po ndërtohet si një shtet modern dhe euroatlantik në vizion, vlera, institucione, qëndrime e partneritete. Lufta për çlirimin e Kosovës u fitua me ndihmën e aleatëve, partnerëve, miqve të çmuar të kombit shqiptar”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kujtimi i së shkuarës “nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin”.

Konjufca tha në seancën solemne për Ditën e Çlirimit se e shkuara do të kujtohet gjithmonë që “padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë”.

“Kur e kremtojmë 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, sepse ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë. Prandaj ta kujtojmë të shkuarën e të mos e harrojmë të vërtetën, nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin, por për ne, gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë. Ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë, sepse duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari tha se intervenimi i NATO-s më 1999 ishte edhe “përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë nga forcat demokratike të botë”.