Korçë, nis prerja e pemëve në godinën e shkencave humane, ku pritet të ndërtohet liceu francez

Korçë, nis prerja e pemëve në godinën e shkencave humane, ku pritet të ndërtohet liceu francez

Prerja e pemëve ka nisur në ambientet e godinës së Shkencave Humane, në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, në një hapësirë ku pritet të nisin punimet për rikthimin e Liceut Francez në qytet.

Ndërsa projekti për rikthimin e këtij institucioni arsimor ka marrë vëmendje publike, mbetet e paqartë se mbi çfarë baze po kryhen aktualisht ndërhyrjet në territorin ku parashikohet të ndërtohet liceu.

Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk bëhet e ditur nëse është pajisur me leje ndërtimi projekti për Liceun Francez. Kjo ngre pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura për nisjen e prerjes së pemëve dhe nëse janë marrë autorizimet e nevojshme për këtë ndërhyrje.

Për momentin, mbetet për t’u sqaruar se kush e ka autorizuar prerjen e pemëve, çfarë dokumentacioni është miratuar për ndërhyrjen dhe nëse janë përmbushur procedurat ligjore përpara nisjes së punimeve.

Pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e kësaj ndërhyrjeje dhe ecurinë e projektit për rikthimin e Liceut Francez në Korçë.

The post Korçë, nis prerja e pemëve në godinën e shkencave humane, ku pritet të ndërtohet liceu francez appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.