Kosova me tri çmime në Malajzi, Kori Siparantum shkëlqen në skenën ndërkombëtare

Kosova me tri çmime në Malajzi, Kori Siparantum shkëlqen në skenën ndërkombëtare

Kori Siparantum ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke fituar tri çmime në MCE – Malaysian Choral Festival 2026, të mbajtur në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Kori nga Kosova u vlerësua me Gold në kategorinë B4 – Vocal Ensemble, si dhe me Gold në kategorinë A5 – Mixed Choir, shkruan albinfo.ch.

Përveç dy çmimeve të arta, Siparantum fitoi edhe çmimin e vetëm special në kategorinë A5 për “Creative Staging”, duke kompletuar paraqitjen e suksesshme në festival.
Ky rezultat shënon një tjetër arritje të rëndësishme për Korin Siparantum në skenën ndërkombëtare dhe një përfaqësim të suksesshëm të Kosovës dhe kulturës së saj përpara publikut ndërkombëtar.

“Një tjetër sukses i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, për kulturën tonë! Urime Kosovë!”, thuhet në njoftimin për këtë sukses./albinfo.ch/

The post Kosova me tri çmime në Malajzi, Kori Siparantum shkëlqen në skenën ndërkombëtare appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.