Kosova me 19 raste të reja me HIV/AIDS brenda shtatë muajve, shënohet edhe një viktimë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar se nga 1 janari deri më 31 korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS, prej të cilave 16 raste janë meshkuj dhe 3 femra. Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it. Që nga fillimi i regjistrimit në

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar se nga 1 janari deri më 31 korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS, prej të cilave 16 raste janë meshkuj dhe 3 femra.
Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it.
Që nga fillimi i regjistrimit në vitin 1986 e deri më 2025, në Kosovë janë evidentuar gjithsej 234 raste me HIV/AIDS, ndërsa 53 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje.
IKSHPK thekson se HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, shkakton zhvillimin e AIDS-it, faza më e rëndë e infeksionit.
Megjithatë, me trajtim të rregullt personat HIV pozitiv mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.
Si masë parandalimi rekomandohet përdorimi i kondomit në çdo kontakt seksual, përdorimi i mjeteve sterile për injektim, dhe testimi i rregullt në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar që ofrohen falas dhe në mënyrë konfidenciale.
Qendrat kryesore për testim në Kosovë janë: Klinika Infektive në QKUK, Qendra e Studentëve në Universitetin e Prishtinës, OJQ Labirinti në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, si dhe CSGD në Prishtinë.