Kosova me fitore historike në Göteborg, mposht Suedinë për herë të dytë brenda një muaji
Kosova shënoi një fitore historike sonte në Göteborg, duke mundur Suedinë 1-0 në një ndeshje të jashtëzakonshme. Me këtë rezultat, Kosova ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 7 pikë të mbledhura, shkruan albinfo.ch. Goli vendimtar u shënua në minutën e 32-të nga Besnik Asllani, duke siguruar tri pikët e arta për skuadrën. Kjo […] The post Kosova me fitore historike në Göteborg, mposht Suedinë për herë të dytë brenda një muaji appeared first on Albinfo.

Kosova shënoi një fitore historike sonte në Göteborg, duke mundur Suedinë 1-0 në një ndeshje të jashtëzakonshme. Me këtë rezultat, Kosova ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 7 pikë të mbledhura, shkruan albinfo.ch.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 32-të nga Besnik Asllani, duke siguruar tri pikët e arta për skuadrën. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që Kosova e mposht Suedinë, pasi ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbi 7,000 tifozë nga Kosova në Suedi ishin prezentë në Göteborg dhe festuan me entuziazëm fitoren historike të ekipit të tyre. Performanca e skuadrës u cilësua si e jashtëzakonshme, duke dhënë shpresë dhe optimizëm për ndeshjet e ardhshme.
Lexoni po ashtu:
Formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Suedisë: Tre ndryshime nga takimi me Slloveninë
The post Kosova me fitore historike në Göteborg, mposht Suedinë për herë të dytë brenda një muaji appeared first on Albinfo.