Kosova, me fitore të madhe ndaj Suedisë
Dardanët shënuan një nga fitoret më të mëdha që nga pranimit në FIFA The post Kosova, me fitore të madhe ndaj Suedisë appeared first on Albinfo.

Kosova shënoi fitore të madhe ndaj Suedisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Dardanët fituan 2:0 në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Elvis Rexhbeqaj shënoi në minutën e 26-të pas një kundërsulmi të suksesshëm, ndërsa golin e dytë po ashtu nga kundërsulmi me një goditje të fuqishme e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 42-të.
Pjesa e dytë nuk prodhoi gola dhe kështu Kosova fitoi 2:0.
Kosova ka tri pikë, ndërsa Suedia e Sllovenia nga një, kurse lidere është Zvicra me gjashtë.
The post Kosova, me fitore të madhe ndaj Suedisë appeared first on Albinfo.