Kosova me tri shanse për “Zemrën e Sarajevës” që çon drejt “Oscarit”
Kosova do të përfaqësohet me tri filma në edicionin e 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, i cili prej këtij viti është bërë festival kualifikues për çmimet “Oscar”. Në mesin e mbi 1,000 filmave të aplikuar, janë përzgjedhur filmi i gjatë “Vidra” (bashkëprodhim me Malin e Zi), dokumentari “Mua besoj më shpëtoi portreti” me […] The post Kosova me tri shanse për “Zemrën e Sarajevës” që çon drejt “Oscarit” appeared first on Albinfo.

Kosova do të përfaqësohet me tri filma në edicionin e 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, i cili prej këtij viti është bërë festival kualifikues për çmimet “Oscar”. Në mesin e mbi 1,000 filmave të aplikuar, janë përzgjedhur filmi i gjatë “Vidra” (bashkëprodhim me Malin e Zi), dokumentari “Mua besoj më shpëtoi portreti” me regji të Alban Mujës dhe filmi i shkurtër “Sytë e Bernës” me regji të Ermal Gërdovcit dhe skenar të Patrik Lekajt, përcjell albinfo.ch.
“Vidra” garon në kategorinë kryesore dhe do të ketë premierën botërore në gusht në Sarajevë. Dy filmat e tjerë janë prodhime tërësisht kosovare dhe konkurojnë për dokumentarin më të mirë dhe filmin e shkurtër më të mirë.
Ky përfaqësim i trefishtë vjen në një nga festivalet më të mëdha në Evropën Juglindore, ku suksesi i filmave mund të hapë rrugë drejt nominimit për çmimet më të mëdha të kinematografisë botërore – “Oscar”.
The post Kosova me tri shanse për “Zemrën e Sarajevës” që çon drejt “Oscarit” appeared first on Albinfo.