Kosova ndalon importin e derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia
Pas konfirmimit të shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave (MAD) në rajonet Osjecko Baranjska dhe Vukovarsko Srijemska të Kroacisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi sot, më 23 korrik 2025, se ka vendosur masën e ndalimit të përkohshëm të importit të derrave të gjallë, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit nga Kroacia. Masa […] The post Kosova ndalon importin e derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia appeared first on Albinfo.

Pas konfirmimit të shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave (MAD) në rajonet Osjecko Baranjska dhe Vukovarsko Srijemska të Kroacisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi sot, më 23 korrik 2025, se ka vendosur masën e ndalimit të përkohshëm të importit të derrave të gjallë, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit nga Kroacia.
Masa u mor për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në Kosovë, pasi MAD është një sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike dhe ka letalitet deri në 100% tek derrat e butë dhe të egër. Autoritetet sqaruan se:
Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit, por ka ndikim të madh ekonomik.
Transmetimi ndodh përmes kontaktit direkt mes kafshëve, pajisjeve të kontaminuara, ushqimit apo lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara.
Aktualisht në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshuar. AUV po vazhdon monitorimin dhe inspektorët veterinarë janë aktivë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.
Autoritetet kufitare (Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe AUV) kanë ngritur nivelin e kontrollit në të gjitha pikat kufitare për të parandaluar hyrjen e mallrave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës.
The post Kosova ndalon importin e derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia appeared first on Albinfo.