Kosova, për herë të parë pjesëmarrëse në Konferencën Evropiane të Xhazit
Xhazi kosovar bëhet pjesë e platformës më të madhe evropiane The post Kosova, për herë të parë pjesëmarrëse në Konferencën Evropiane të Xhazit appeared first on Albinfo.

Përmes platformës Mitrovica International Jazz Days, Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në Konferencën Evropiane të Xhazit (#EuropeanJazzConference), me ftesë të veçantë si mysafire, transmeton albinfo.ch.
Një falënderim i posaçëm iu drejtua Karolina Juzwa, Presidente e Europe Jazz Network, për ftesën dhe mbështetjen në këtë ngjarje, e cila shënon edicionin e 11-të të saj. Konferenca konsiderohet si aktiviteti më i rëndësishëm i xhazit dhe muzikës kreative në Evropë dhe më gjerë.
“Kjo është një nder i madh për Kosovën, që përmes muzikës të zë vend në këtë platformë ndërkombëtare dhe të krijojë ura të reja lidhjeje me artistë e organizata nga gjithë bota”, u tha nga organizatorët. /Albinfo.ch
The post Kosova, për herë të parë pjesëmarrëse në Konferencën Evropiane të Xhazit appeared first on Albinfo.