Kosova përgatitet për rregulla të reja BE: hyrje-dalje pa vula nga 12 tetori
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 12 Tetor 2025 do të zbatohen rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga Bashkimi Evropian. Nga kjo datë do të funksionojë Entry/Exit System (EES), një sistem digjital që regjistron automatikisht hyrjet dhe daljet nga territori i BE-së. “Ky sistem vlen për të gjithë shtetasit […] The post Kosova përgatitet për rregulla të reja BE: hyrje-dalje pa vula nga 12 tetori appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 12 Tetor 2025 do të zbatohen rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga Bashkimi Evropian.
Nga kjo datë do të funksionojë Entry/Exit System (EES), një sistem digjital që regjistron automatikisht hyrjet dhe daljet nga territori i BE-së.
“Ky sistem vlen për të gjithë shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së dhe udhëtojnë drejt Evropës. Nuk do të vendosen më vula në pasaportë; të gjitha të dhënat do të regjistrohen digjitalisht, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë,” njofton Policia e Kosovës.
Në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë publikuar detaje të tjera mbi funksionimin e sistemit.
The post Kosova përgatitet për rregulla të reja BE: hyrje-dalje pa vula nga 12 tetori appeared first on Albinfo.