Kosova përmbys rezultatin, Emërllahu shënon gol spektakolar
Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë, duke shënuar golin e tretë në minutën e 71-të të ndeshjes miqësore që po zhvillohet sot, raporton albinfo.ch. Lindon Emërllahu ishte heroi i këtij momenti, teksa realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, që nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar. […] The post Kosova përmbys rezultatin, Emërllahu shënon gol spektakolar appeared first on Albinfo.

Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë, duke shënuar golin e tretë në minutën e 71-të të ndeshjes miqësore që po zhvillohet sot, raporton albinfo.ch.
Lindon Emërllahu ishte heroi i këtij momenti, teksa realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, që nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar. Ky ishte goli i përmbysjes së madhe për “Dardanët”, të cilët po tregojnë karakter dhe lojë ofensive pas pjesës së parë të vështirë.
Pas autogolit të Shaipit dhe golit të Spertsyan për Armeninë, Kosova arriti të kthehet në lojë fillimisht me supergol të Dellovës, më pas me penalltinë e realizuar nga kapiteni Vojvoda, dhe tani me golin vendimtar nga Emërllahu, raporton albinfo.ch.
The post Kosova përmbys rezultatin, Emërllahu shënon gol spektakolar appeared first on Albinfo.