Kosova shënon ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, “Dardanet” arrijnë pozitën më të mirë historike

Kosova shënon ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, “Dardanet” arrijnë pozitën më të mirë historike

Kosova shënon ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, “Dardanet” arrijnë pozitën më të mirë historike

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e FIFA-s, duke regjistruar rritjen më të madhe të pikëve në nivel global për këtë periudhë, përcjell albinfo.ch.

Falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy triumfeve radhazi kundër Bullgarisë, Kosova ka grumbulluar 58.33 pikë, duke qenë kombëtarja me rritjen më të lartë të pikëve nga të gjitha ekipet kombëtare të femrave, që nga publikimi i fundit i renditjes më 11 dhjetor 2025.

Në ranglistën e re të publikuar të martën nga FIFA, Kosova renditet në vendin e 81-të, duke u ngjitur për 11 pozita krahasuar me renditjen paraprake. Kjo është njëkohësisht edhe pozita më e mirë historike për kombëtaren e femrave, të njohura si “Dardanet”.

Rezultatet pozitive janë arritur në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, duke reflektuar progresin dhe formën në rritje të ekipit.

Deri më tani, pozita më e mirë e Kosovës kishte qenë vendi i 91-të, e arritur në mars të vitit 2024, ndërsa renditja më e dobët ishte vendi i 126-të. Ndërkohë, mesatarja historike e Kosovës në këtë ranglistë ka qenë rreth pozitës së 108-të./Albinfo.ch

The post Kosova shënon ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, “Dardanet” arrijnë pozitën më të mirë historike appeared first on Albinfo.

Burimi i lajmit:

albinfo.ch
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa