Nga Kosova po udhëtonin drejt Gjermanisë: Babë, bir dhe nip humbin jetën në një vetaksident

Nga Kosova po udhëtonin drejt Gjermanisë: Babë, bir dhe nip humbin jetën në një vetaksident

Pas një vetaksidenti tragjik në Nittendorf të Gjermanisë, Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç) kanë humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

Viktimat ishin nisur nga Kosova të mërkurën, rreth orës 11:30, me destinacion Gjermaninë, ndërsa aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.