Kosova-Zvicra në çerekfinale të Evropianit në basketboll për të rinj
Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj për herë të parë depërtuan në mesin e tetë më të mirëve. Kosova kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë. Pikërisht ndaj kësaj të fundit pësuan humbjen […] The post Kosova-Zvicra në çerekfinale të Evropianit në basketboll për të rinj appeared first on Albinfo.

Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B.
Dardanët e rinj për herë të parë depërtuan në mesin e tetë më të mirëve.
Kosova kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë. Pikërisht ndaj kësaj të fundit pësuan humbjen e vetme që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.
Dardanët në çerekfinale do të përballen me Zvicrën, shkruan FBK, transmeton albinfo.ch.
Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, pasi edhe Holanda, Austria e Danimarka kishte nga tri fitore e dy humbje.
Takimi do të zhvillohet të premten, derisa ora do të përcaktohet më vonë.
Fituesi i ndeshjes Kosova-Zvicra në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Letonia-Britania e Madhe.
Kjo është hera e parë që Kosova U20 hyri në mesin e tetë më të mirave. Njëkohësisht suksesi më i madh te gjeneratat e reja.
The post Kosova-Zvicra në çerekfinale të Evropianit në basketboll për të rinj appeared first on Albinfo.