Kosovare Asllani ftohet për Evropianin e Futbollit në Zvicër
Suedia ka shpallur listën finale për Kampionatin Evropian të futbollit për femra që do të mbahet në Zvicër The post Kosovare Asllani ftohet për Evropianin e Futbollit në Zvicër appeared first on Albinfo.

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani do të jetë pjesë e Suedisë në Kampionatin Evropian të futbollit për femra që mbahet në Zvicër.
Suedia ka shpallur listën finale të Evropianit, ku futbollistja me përvojë nga Kosova është pjesë e saj, njofton albinfo.ch.
Asllani, 35 vjeç është njëra nga futbollistet më me përvojë te Suedia, ku ka marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme, si Kampionati Evropian, Botëror dhe Lojërat Olimpike Verore.
Ajo ka luajtur në 196 ndeshje për Suedinë, duke shënuar 48 gola.
Evropiani do të mbahet nga 2 deri më 27 korrik.
The post Kosovare Asllani ftohet për Evropianin e Futbollit në Zvicër appeared first on Albinfo.