Kosovë: Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për Kuvendin

Gjykata Kushtuese në Kosovë e ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me ngërçin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Aktgjykimi konstaton se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar […] The post Kosovë: Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për Kuvendin appeared first on Albinfo.

Kosovë: Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për Kuvendin

Gjykata Kushtuese në Kosovë e ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me ngërçin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Aktgjykimi konstaton se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin/en e njëjtë.

“Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”, thuhet në aktgjykim, transmeton albinfo.ch.

Aktgjykimi i plotë:

The post Kosovë: Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për Kuvendin appeared first on Albinfo.