Moti sot në Kosovë më i ndryshueshëm – pas vapës priten reshje shiu dhe rrufe

Moti sot në Kosovë më i ndryshueshëm – pas vapës priten reshje shiu dhe rrufe

Moti sot do të jetë më i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C.

Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.