Kosovë: Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht për shkak të cilësisë së ujit
Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të pishinës publike në Gërmi, pas rezultateve të fundit të analizave të ujit të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit të Institutit, mostrat e marra më 19 korrik 2025 nga ekspertët e Ekologjisë Humane u analizuan dhe rezultatet e […] The post Kosovë: Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht për shkak të cilësisë së ujit appeared first on Albinfo.

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të pishinës publike në Gërmi, pas rezultateve të fundit të analizave të ujit të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sipas njoftimit të Institutit, mostrat e marra më 19 korrik 2025 nga ekspertët e Ekologjisë Humane u analizuan dhe rezultatet e publikuara më 22 korrik treguan se parametrat mikrobiologjikë të ujit nuk i përmbushnin standardet e nevojshme për sigurinë e pishinës.
Inspektorati Sanitar ka kryer një inspektim në terren më 22 korrik, ndërsa më 23 korrik janë marrë mostra të reja për analiza të përsëritura. Rezultatet e këtyre analizave pritet të publikohen më 25 korrik.
IKSHPK bëri të ditur se qytetarët do të informohen për çdo zhvillim sapo të dalin rezultatet përfundimtare, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
The post Kosovë: Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht për shkak të cilësisë së ujit appeared first on Albinfo.