Kosovë: Të dielën mot i nxehtë me rrebeshe të izoluara, IKSHPK këshillon për kujdes
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se e diela do të karakterizohet me mot të nxehtë, me diell dhe vranësira të pjesshme. Në disa zona pritet të ketë riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra, si pasojë e vranësirave lokale, raporton albinfo.ch. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale […] The post Kosovë: Të dielën mot i nxehtë me rrebeshe të izoluara, IKSHPK këshillon për kujdes appeared first on Albinfo.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se e diela do të karakterizohet me mot të nxehtë, me diell dhe vranësira të pjesshme. Në disa zona pritet të ketë riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra, si pasojë e vranësirave lokale, raporton albinfo.ch.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 37°C, duke e bërë këtë një nga ditët më të nxehta të javës. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
IHK gjithashtu paralajmëron se indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj qytetarët këshillohen të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Në këtë drejtim, IKSHPK apelon për shmangie të ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut (prej orës 11:00 deri në 17:00), si dhe përdorimin e masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë, përfshirë kremrat me faktor mbrojtës, syze dielli dhe kapele.
Meteorologët sugjerojnë që qytetarët, sidomos të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë valës së të nxehtit dhe të qëndrojnë të hidratuar, raporton albinfo.ch.
The post Kosovë: Të dielën mot i nxehtë me rrebeshe të izoluara, IKSHPK këshillon për kujdes appeared first on Albinfo.