KQZ nis fushatën e informimit të diasporës mbi procesin zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në diasporë dhe që ndodhen aktualisht në vend, që nga data 11 deri më 29 gusht 2025, të vizitojnë selinë qendrore të KQZ-së në Prishtinë ose zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për t’u informuar mbi procesin zgjedhor, raporton […] The post KQZ nis fushatën e informimit të diasporës mbi procesin zgjedhor appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në diasporë dhe që ndodhen aktualisht në vend, që nga data 11 deri më 29 gusht 2025, të vizitojnë selinë qendrore të KQZ-së në Prishtinë ose zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për t’u informuar mbi procesin zgjedhor, raporton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, çdo ditë pune nga ora 11:00 deri në 14:00, qytetarët do të mund të marrin udhëzime të drejtpërdrejta për regjistrimin si votues jashtë Kosovës dhe për procedurat e votimit përmes postës.
KQZ ka kujtuar se afati i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës përfundon më 29 gusht 2025. Aplikimi mund të bëhet online përmes faqes zyrtare ose përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, raporton albinfo.ch.
The post KQZ nis fushatën e informimit të diasporës mbi procesin zgjedhor appeared first on Albinfo.