Krasniqi: Çmimi për Kurtin nga UP do të ishte shpërblim për dhunën dhe vandalizmin

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se planifikohet t’i ndahet çmim nderi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Universiteti i Prishtinës. Krasniqi ka kujtuar ngjarjet e viteve të dhunë ndaj institucionit më të lartë arsimor në vend. “Albin Kurti dhe LVV njihen si dhunues brutalë të Universitetit të Prishtinës. Sulmi ndaj ish

Krasniqi: Çmimi për Kurtin nga UP do të ishte shpërblim për dhunën dhe vandalizmin

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se planifikohet t’i ndahet çmim nderi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Universiteti i Prishtinës. Krasniqi ka kujtuar ngjarjet e viteve të dhunë ndaj institucionit më të lartë arsimor në vend.

“Albin Kurti dhe LVV njihen si dhunues brutalë të Universitetit të Prishtinës. Sulmi ndaj ish rektorit Mujë Rugova në kremten e Universitetit ka qenë poshtërim për gjithë universitetin. Si sot mbaj mend fytyrat e Naim Tërnavës, Rifat Jasharit, Islam Laukes, të bëra sterrë nga dëshëprimi, nga ai akt vandal i aktivistëve të LVV. Edhe protesta e dhunshme vitit 2015 në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ka qenë dhunim brutal i autonomisë së Universitetit të Prishtinës, ka qenë tentativë që të shkaktohej gjakderdhje. (Edhe një numër policësh kanë qenë të sulmuar brutalisht nga protestuesit.) Nëse në këtë universitet i jipet çmim liderit të LVV, Albin Kurtit, i bie që po shpërblehet dhuna, po vlerësohet vandalizmi.” – ka shkruar Krasniqi.