Krasniqi fton për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar për bashkëngjitje në protestën e veteranëve kundër, siç thonë, padrejtësive të Gjykatës Speciale. Ai ka kërkuar që të mos rishkruhet historia dhe lufta e shqiptarëve për liri. Postimi i plotë: Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në

Krasniqi fton për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar për bashkëngjitje në protestën e veteranëve kundër, siç thonë, padrejtësive të Gjykatës Speciale.

Ai ka kërkuar që të mos rishkruhet historia dhe lufta e shqiptarëve për liri.

Postimi i plotë:

Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare.

Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi.

Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën.