Krasniqi: LVV nuk mund ta rikandidojë Albulena Haxhiun, sipas Kushtetutës duhet ta ndërroj kandidatin

Gjykata Kushtetuese të hënën, më 18 gusht publikoi aktgjykimin e plotë mbi çështjen e konstituimit të Kuvendit. Ajo u dha deputetëve afat prej 30 ditësh për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se i njëjti kandidat mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin

Krasniqi: LVV nuk mund ta rikandidojë Albulena Haxhiun, sipas Kushtetutës duhet ta ndërroj kandidatin

Gjykata Kushtetuese të hënën, më 18 gusht publikoi aktgjykimin e plotë mbi çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Ajo u dha deputetëve afat prej 30 ditësh për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se i njëjti kandidat mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Lidhur me këtë Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë të cilës i takon të propozoj kandidatin për kryeparlamentar/e, duhet ta ndërroj, pasi që sipas tij e propozuara e deritanishme Albulena Haxhiu ka dështuar të zgjidhet për pesë herë radhazi.

“Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post”, ka shkruar Krasniqi.

Seanca konstituive e Kuvendit tash e pesë muaj nuk ka arritur të përmbyllet për shkak se asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të bërë vet shumicën dhe po ashtu nuk është arritur një marrëveshje politike.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, PDK, LDK dhe AAK nuk e pranojnë duke thënë se njëjta është figurë përçarëse.