Edon Krasniqi nënshkruan kontratë me ekipin e parë të TSV 1860 München

Futbollisti i Kombëtares U19 të Kosovës, Edon Krasniqi, ka nënshkruar kontratë me ekipin e parë të klubit gjerman TSV 1860 München.
Lajmin e ka bërë të ditur Faruk Ajeti përmes një postimi në Facebook, ku ka përgëzuar futbollistin për këtë hap në karrierë.
Krasniqi iu bashkua akademisë së të rinjve të TSV 1860 München në vitin 2016, nga TuS Bad Aibling. Sipas njoftimit, ai është zhvilluar ndër vite në strukturat e klubit bavarez, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit e djathtë kyç të skuadrës së të rinjve.
Kontrata me ekipin e parë shënon një etapë të re për futbollistin kosovar, pas rrugëtimit të tij në akademinë e klubit.
Ajeti e ka cilësuar këtë arritje si një hap të madh për Krasniqin, duke i uruar suksese në sfidat e ardhshme me ekipin e parë.
The post Edon Krasniqi nënshkruan kontratë me ekipin e parë të TSV 1860 München appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



