Krasniqi për Bashën: As votuesit e VV-së e as qytetarët s’janë të lumtur, por e mbajtëm fjalën
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se në një situatë normale, kjo parti nuk do ta votonte dikë si Dimal Basha, por siç tha ai, u desh të zhbllokohej situata. Sipas tij, as votuesit e VV-së dhe as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen e Bashës si Kryetar Kuvendit. “As votuesit e VV-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se në një situatë normale, kjo parti nuk do ta votonte dikë si Dimal Basha, por siç tha ai, u desh të zhbllokohej situata.
Sipas tij, as votuesit e VV-së dhe as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen e Bashës si Kryetar Kuvendit.
“As votuesit e VV-së e as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen për Kryetar të kuvendit. PDK ka kërkuar zhbllokadën e imponuar nga VV qysh nga dita e parë. Kemi ofruar gatishmërinë tonë për ta votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit. Në një situatë normale, në një botë paralele asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të kuvendit, por sot kemi votuar siç kemi thënë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike, sepse për PDK kjo është e rëndësishme”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.