Krasniqi takon profesorë të shkollës së mesme “Xhevdet Doda”: E ndiejnë rëndesën e bllokadës…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet Doda”. Në Facebook, kreu i PDK-së thotë se Mikel Demaj, Shyqëri Obërtinca, Riza Noka, Azem Jaha dhe Ismet Maloku nuk janë thjesht emra që i kujtojmë me nostalgji, por figura të vërteta që

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet Doda”.
Në Facebook, kreu i PDK-së thotë se Mikel Demaj, Shyqëri Obërtinca, Riza Noka, Azem Jaha dhe Ismet Maloku nuk janë thjesht emra që i kujtojmë me nostalgji, por figura të vërteta që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin tonë si njerëz e si qytetarë. Personalitete që edukuan me shembull, me pasion për dijen dhe përkushtim për shërbimin publik.
Tutje, Krasniqi bëri të ditur se gjatë këtij takimi, dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre të thella për krizën politike në vend dhe për dëmet zinxhirore që po shkakton kjo situatë.
“Ata e ndiejnë rëndesën e kësaj bllokade në çdo kategori të shoqërisë, nga pensionistët e mësimdhënësit, e deri te familjet e zakonshme që sot përballen me pasiguri në mungesë të funksionalitetit institucional. Respekt e mirënjohje për ta dhe për gjithë mësuesit që kanë ndikuar në jetët tona. Angazhimin për vendin ua kemi borxh edhe atyre”, ka shtuar Krasniqi,