Kreativiteti i policisë peruane/ Shkatërron grupin e drogës, të veshur si El Chapulin Colorado

Policia peruane përdori një metodë të pazakontë për të kapur një grup shpërndarësish droge: njëri nga oficerët u maskua si personazhi i njohur televiziv El Chapulín Colorado – Buburreci i Kuq, një antihero komik i dashur në gjithë Amerikën Latine. Sipas kolonelit Pedro Rojas, operacioni u zhvillua të enjten në një zonë ku dyshohej se [...]Read More...

Kreativiteti i policisë peruane/ Shkatërron grupin e drogës, të veshur si El Chapulin Colorado

Policia peruane përdori një metodë të pazakontë për të kapur një grup shpërndarësish droge: njëri nga oficerët u maskua si personazhi i njohur televiziv El Chapulín Colorado – Buburreci i Kuq, një antihero komik i dashur në gjithë Amerikën Latine.

Sipas kolonelit Pedro Rojas, operacioni u zhvillua të enjten në një zonë ku dyshohej se shitej drogë. Gjatë aksionit, u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan një sasi e madhe kokaine dhe mariuane, megjithatë autoritetet nuk kanë zbuluar më shumë detaje.

Oficeri i maskuar si Chapulín Colorado përdori edhe një çekiç të madh të kuq për të thyer derën, në stilin karakteristik të personazhit që është i njohur për mënyrat e çuditshme dhe rastësore me të cilat “zgjidh” çeshtjet kriminale.

Rojas tha se personazhi u zgjodh me kujdes, pasi është rikthyer në vëmendjen e publikut përmes një seriali të ri biografik që po transmetohet në televizionet spanjishtfolëse. Seriali tregon ngritjen në famë të aktorit dhe shkrimtarit meksikan Roberto Gómez Bolaños, krijues i Chapulín Colorado.

“El Chapulín Colorado gjithmonë shfaqej aty ku nuk e prisje,” tha Rojas. “Edhe ne bëmë të njëjtën gjë.”

Pamjet e agjentit të maskuar kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në mbarë botën. / abcnews.al /