Kredi më të vështira në Zvicër: çdo e treta kërkesë refuzohet

Bankat zvicerane në vitin 2024 refuzuan një rekord prej 35,5 për qind të kërkesave për kredi konsumatore, raportoi portali Kreditvergleich, duke iu referuar të dhënave nga regjistri qendror i informacionit kreditor. Bëhet fjalë për një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur shkalla e refuzimit ishte 30,8 për qind, transmeton albinfo.ch. Arsyeja kryesore për refuzimin […] The post Kredi më të vështira në Zvicër: çdo e treta kërkesë refuzohet appeared first on Albinfo.

Kredi më të vështira në Zvicër: çdo e treta kërkesë refuzohet

Bankat zvicerane në vitin 2024 refuzuan një rekord prej 35,5 për qind të kërkesave për kredi konsumatore, raportoi portali Kreditvergleich, duke iu referuar të dhënave nga regjistri qendror i informacionit kreditor.

Bëhet fjalë për një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur shkalla e refuzimit ishte 30,8 për qind, transmeton albinfo.ch.

Arsyeja kryesore për refuzimin është pamjaftueshmëria e aftësisë paguese të klientëve. Vlera totale e kontratave aktive për kredi konsumatore është ulur ndjeshëm, çka tregon se politika më e ashpër e kreditimit tashmë po ndikon fuqishëm në treg, përcjell albinfo.ch

Sipas ekspertit të Kreditvergleich, Joachim Kelmell, përqindja e kërkesave të refuzuara është më e larta në histori, ndërsa ulja e volumit të transaksioneve tregon se tregu në vitin 2024 jo vetëm që është më i vogël, por edhe dukshëm më selektiv.

The post Kredi më të vështira në Zvicër: çdo e treta kërkesë refuzohet appeared first on Albinfo.