Kremlini: Nuk i trembemi Trump/ Mediat ruse: Kërcënimi amerikan, i papërfillshëm
Pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi vendosjen e tarifave 100% ndaj importeve nga Rusia nëse Moska nuk pranon një marrëveshje paqeje për Ukrainën brenda 50 ditësh, reagimi nga Kremlini dhe mediat ruse ka qenë i shpejtë dhe në dukje i qarte. Ria Novosti, një nga tre agjencitë shtetërore të lajmeve në [...]Read More...

Pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi vendosjen e tarifave 100% ndaj importeve nga Rusia nëse Moska nuk pranon një marrëveshje paqeje për Ukrainën brenda 50 ditësh, reagimi nga Kremlini dhe mediat ruse ka qenë i shpejtë dhe në dukje i qarte. Ria Novosti, një nga tre agjencitë shtetërore të lajmeve në vend ilustroi vendimin e Trump me një foto nga inteligjenca artificiale ku Trump shihet ne Moske teksa gjuan me një pistoletë me flluska ndaj Kremlinit. Titulli thumbues I medias Ruse ishte “Washingtoni nuk ka kartat për të kërcënuar Moskën”.
Sipas analistëve ekonomikë në Moskë, deklarata e Trump ka më shumë vlerë simbolike sesa ndikim real. Kjo për faktin se shkëmbimi tregtar mes SHBA-së dhe Rusisë është reduktuar në nivele minimale pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve të gjera nga Perëndimi. Nga një vlerë prej mbi 30 miliardë dollarësh në vitin 2021, tregtia dypalëshe ra në më pak se 3 miliardë dollarë në vitin 2024.
“Një tarifë 100% mbi pothuajse asgjë nuk ndryshon asgjë”, shkruan një komentator në gazetën ruse Izvestia, duke shtuar se tregtia me SHBA-në tashmë është praktikisht e mbyllur dhe Rusia është përqendruar në tregjet aziatike, si Kina, India dhe Turqia.
Nga ana tjetër, tregjet ruse reaguan pozitivisht pas deklaratës së Trump. Indeksi i bursës MICEX shënoi rritje prej 2.5% në ditën pas shpalljes, ndërsa rubla u stabilizua kundrejt dollarit dhe euros.
Rusia ka forcuar marrëdhëniet ekonomike me vendet e Azisë dhe Lindjes së Mesme, duke rritur eksportet e naftës, gazit dhe produkteve bujqësore në tregje alternative. Ekspertët vërejnë se kjo strategji e diversifikimit ka ndihmuar Moskën të shmangë ndikimin e plotë të sanksioneve perëndimore.
Në aspektin diplomatik, Kremlini nuk ka dhënë asnjë sinjal për të ndryshuar qëndrimin e tij mbi Ukrainën si përgjigje ndaj kërcënimit amerikan. Në vend të kësaj, Presidenti Vladimir Putin po intensifikon kontaktet me aleatë si Kina dhe vendet e BRICS-it, për të ndërtuar një “rend të ri ekonomik botëror”, larg varësisë nga Perëndimi.
Moska e ka cilesuar kërcënim e Trump më shumë një lëvizje politike sesa një kërcënim real ekonomik ndërsa shkëmbimi tregtar me Washingtonin është minimal dhe orientimi I saj gjeoekonomik ka ndryshuar./abcnews.al