Kriza humanitare/ Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë duke kërkuar paqe dhe ndihmë në Gazë
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Urën e Portit në shi, në Sidnej -duke kërkuar paqe dhe që ndihma humanitare të lejohet në Gaza, ndërsa kriza e urisë në enklavë thellohet, sipas CNN. Protesta, e mbështetur nga figura të shquara si Julian Assange, përkon me rritjen e presionit diplomatik ndërkombëtar mbi Izraelin. Policia tha se në [...]Read More...

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Urën e Portit në shi, në Sidnej -duke kërkuar paqe dhe që ndihma humanitare të lejohet në Gaza, ndërsa kriza e urisë në enklavë thellohet, sipas CNN.
Protesta, e mbështetur nga figura të shquara si Julian Assange, përkon me rritjen e presionit diplomatik ndërkombëtar mbi Izraelin.
Policia tha se në protestë morën pjesë 90 000 persona, shumë më tepër se vlerësimi fillestar prej 10 000 nga organizatori para demonstratës.
Australia ka qenë nën presion në rritje për të njohur shtetësinë palestineze, pasi Franca, Kanadaja dhe Britania e Madhe njoftuan se do ta shqyrtonin atë me disa kushte – në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – që do të mbahet në shtator.