Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga viti 2026

Qeveria kroate ka miratuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, duke rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që nga viti 2008 ishte pezulluar. Sipas vendimit të ri, shërbimi ushtarak do të zgjasë dy muaj dhe do të nisë në vitin 2026. Të gjithë shtetasit kroatë do të regjistrohen në moshën 18-vjeçare, […] The post Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga viti 2026 appeared first on Albinfo.

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga viti 2026

Qeveria kroate ka miratuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, duke rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që nga viti 2008 ishte pezulluar. Sipas vendimit të ri, shërbimi ushtarak do të zgjasë dy muaj dhe do të nisë në vitin 2026.

Të gjithë shtetasit kroatë do të regjistrohen në moshën 18-vjeçare, ndërsa në trajnim do të thirren në moshën 19-vjeçare, me mundësi për përfshirjen e qytetarëve deri në 30 vjeç. Gratë nuk do të jenë të detyruara të marrin pjesë, por mund të përfshihen vullnetarisht, transmeton albinfo.ch.

Në rast mosparaqitjeje, autoritetet mund të lëshojnë urdhër policor dhe gjoba që variojnë nga 250 deri në 1320 euro. Shërbimi do të konsiderohet si përvojë pune dhe ushtarët do të paguhen me 1100 euro neto në muaj. Punonjësit nuk do të mund të pushohen gjatë shërbimit ushtarak, ndërsa të papunët do të kenë përparësi në punësim në institucionet shtetërore.

Ligji parasheh edhe shtyrjen e shërbimit për arsye studimi deri në moshën 29-vjeçare si dhe për sportistët që përfaqësojnë Kroacinë në gara evropiane apo botërore.

 

The post Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga viti 2026 appeared first on Albinfo.